Jep dorëheqje ministri grek i Mbrojtjes, kjo është arsyeja!

Pas një takimi me kryeministrin grek, Alexis Tsipras, ministri grek i Mbrojtjes, njëkohësisht lideri i partisë “Grekët e pavarur”, Panos Kammenos, deklaroi se partia e tij do të largohej nga koalicioni qeveritar grek. Para mediave, ai ka raportuar se kishte biseduar gjatë me Tsipras.

“U takova me kryeministrin. Pata një bisedë të gjatë me të.

Patëm një bashkëpunim që zgjati katër vite të plota në qeverinë e unitetit kombëtar”, deklaroi Kammenos.

”Arritëm të nxjerrim vendin nga memorandumet.

Qëllimi i parë u arrit.

Për çështjen e Maqedonisë, nuk më lejohet të mos sakrifikoj karrigen time.

Falenderova kryeministrin.

Për çështjen kombëtare, ky bashkëpunim nuk mund të vazhdojë.

ANEL tërhiqet nga qeveria”, është shprehur ai, pas daljes nga ndërtesa e qeverisë greke.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi