“Jemi të shqetësuar për një fatkeqësi njerëzore në Idlib”

Ministrja franceze e Mbrojtjes, Florence Parly shprehu shqetësimin për një fatkeqësi njerëzore në Idlib, duke thënë se po bëjnë gjithçka për të parandaluar këtë masakër.

Parly në një program të radios Europe 1 tha se “Ndjejmë shqetësim nga një fatkeqësi njerëzore në Idlib”.

Ajo vuri në dukje se presidenti i Francës Emmanuel Macron për muaj është duke realizuar bisedime me Iranin, Rusinë dhe Turqinë për çështjen e Sirisë. “Franca po bën gjithçka për të parandaluar këtë masakër”, tha Parly.

Ministrja franceze tha se kanë paralajmëruar regjimin e Asadit dhe përkrahësit e tij në lidhje me përdorimin e ri të armëve kimike, duke shtuar se përdorimi i armëve kimike është vija e kuqe për Francën. Ajo rikujtoi se tejkalimi i kësaj vije të kuqe do të ketë një përgjigje.

Idlibi, qytet në veriperëndim të Sirisë i cili ndodhet nën kontrollin e opozitarëve ushtarakë dhe të grupeve të armatosura kundër regjimit, në takimin e Astanas më 4-5 maj të vitit 2017 është shpallur “zonë e deeskalimit”. Mirëpo, regjimi dhe kohë pas kohe Rusia vazhdojnë të kryejnë sulme ajrore ndaj rajonit.

Në sulmet ajrore të regjimit të Asadit në Siri dhe përkrahësit të tij Rusisë gjatë 8 ditëve të fundit ndaj qyteteve Idlib dhe Hama, të paktën 26 civilë e kanë humbur jetën ndërsa 50 të tjerë janë plagosur./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi