Jemen, sulm ajror ndaj pallatit presidencial

Forcat e koalicionit të kryesuara nga Arabia Saudite kanë ndërmarrë dy sulme ajrore nda Pallatit Presidencial që gjendet nën kontrollin e rebelëve Huthi në kryeqytetin Sana.
Sipas të dhënave të siguruara nga dëshmitarë okularë, një pjesë e pallatit është rrënuar si pasojë e sulmeve.

Ndërkohë, si pasojë e sulmit raportohet për të vdekur dhe të plagosur, pa u dhënë detaje të mëtejshme.

Jemeni është përfshirë nga një krizë që nga viti 2014 kur rebelët Huthi morën kontrollin e pjesës më të madhe të Jemenit, përfshirë kryeqytetin Sana, duke detyruar qeverinë jemenase të krijojë një kryeqytet të përkohshëm në Aden.

Në vitin 2015, Arabia Saudite dhe aleatët disa aleatë arabë, të cilët akuzojnë lëvizjen Huthi si përfaqësues të Iranit, nisën një fushatë masive ushtarake që synonte të kthejë territoret e marra nën kontroll nga rebelët. /rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi