Jemen, armëpushimi hyn në fuqi

Marrëveshja për armëpushim mes palëve ndërluftuese në qytetin Hudejde të Jemenit ka hyrë në fuqi.

Sipas marrëveshjes së arritur mes palëve jemenase në bisedimet e mbajtura në Suedi nën mbikëqyrjen e OKB-së, në Hudejde armëpushimi ka hyrë në fuqi në orën 00.00 sipas kohës lokale.

Me marrëveshjen e arritur për portin dhe qytetin Hudejde që është me rëndësi jetike për popullin jemenas, pritet që OKB-ja të marrë rolin udhëheqës në port, hapjen e rrugës për ndihmat humanitare në Jemen dhe përmirësimin e kushteve të jetesës të miliona jemenasve.

Në qytet përleshjet mes forcave qeveritare dhe rebelëve Huthi ishin përkeqësuar në një javë të fundit.

Ministri i Jashtëm i Jemenit, Halid el-Yemani, ka njoftuar se marrëveshja për armëpushim në Hudejde do të hyjë në fuqi më 18 dhjetor të martën në ora 00.00.

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, më 13 dhjetor pas bisedimeve me temë për Jemenin ka bërë të ditur se palët kanë arritur marrëveshje për qytetin dhe portin Hudejde që ka rëndësi jetike për popullin e Jemenit.

Bisedimet e ndërmjetësuara nga OKB-ja filluan më 6 dhjetor në qytezën Rimbo, 77 kilometra nga kryeqyteti suedez Stokholm, në një përpjekje për t’i dhënë fund konfliktit 4-vjeçar në Jemen.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi