Jean-Claude Juncker i dehur? Diplomati i Brukselit: Jo! Ah sikur të isha i dehur! (video)

Kanë bërë xhiron e rrjetit pamjet ku shfaqet presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker duke u kalamendur, me gjasë i dehur. E gjitha kjo para darkës gala të udhëheqësve të NATO-s në Bruksel.

Juncker gati u mbajt për krahësh nga udhëheqsit e Finlandës dhe Ukrainës, pasi nuk mund të hidhte dot hapat për të ecur normal. Por nga ai vetë apo kabineti i tij nuk ka reagim për këtë paraqitje aspak dinjitoze në publik të një zyrtari të lartë të Brukselit.

Por përflitet se Juncker ka folur ato çaste, duke u ankuar se vuante nga një problem që nganjëherë ndikonte në lëvizjen e tij.

“Kam vështirësi në këmbë, nuk jam i dehur, kam dhimbje të nervit shiatik, do të doja të isha i dehur”, citohet të ketë thënë Juncker në një rast kur ka shfaqur sjellje të ngjashme, ku fjalia e fundit i është komentuar e thënë nga halli prej dhimbjeve të mëdha.

Ndërsa kryeministri portugez Antonio Costa tha se Juncker u ankua për dhimbjen e shpinës. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi