Japonia, vendi i dytë që konfirmon praninë e virusit Wuhan

Japonia ka njoftuar sot se rasti i parë i një koronavirusi të ri ishte gjetur në vend, duke u bërë shteti i dytë që raportoi një rast të tillë jashtë Kinës, ku virusi u zbulua së fundmi.

Zyrtarët japonezë të shëndetit thanë se një pacient kinez që jetonte në prefekturën lindore Kanagawa kontraktoi virusin kur ai udhëtoi në provincën Wuhan, nga e kishte origjinën virusi – në Kinë, njoftoi agjencia e lajmeve Kyodo.

Kina të shtunën e kaluar konfirmoi vdekjen e parë nga virusi që shpërtheu në Kinën qendrore dhjetorin e kaluar.

Diagnostifikimi i Komisionit Shëndetësor të komunës Wuhan tregoi 41 raste të pneumonisë të shkaktuara nga koronavirusi.

Kyodo raporton se një burrë kinez, në të 30-tat, “ndoshta u prek nga sëmundja nga një i sëmurë në qytetin kinez”.

“Shanset janë të pakta që infeksioni të zgjerohet në Japoni”, tha Ministria japoneze e Shëndetësisë.

Tajlanda të hënën gjithashtu konfirmoi se një grua 61-vjeçare kineze nga Wuhan ishte duke marrë trajtim në një spital në Nonthaburi, afër Bangkokut, për pesë ditë, njoftoi “South China Morning Post”.

“Ajo ishte pranuar pas ardhjes së saj në Bangkok me një grup, tre ditë pasi ajo shfaqi simptoma, përfshirë ethe, dhimbje të fytit dhe dhimbje koke”, thuhet në raport.

Ministria e Shëndetësisë së Vietnamit vendosi gjithashtu dy vizitorë kinezë nga qyteti Wuhan në izolim dhe i mbajti ata nën vëzhgim për koronavirusin e ri pasi zbarkuan në Aeroportin Ndërkombëtar Danang të martën.

Ndërkohë, Tajvani zyrtarisht e shpalli virusin si një sëmundje ngjitëse.

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Franca mund të përjetojë “rënien më të madhe ekonomike” shkaku i COVID-19

Ministri francez i Ekonomisë, Bruno Le Maire ka njoftuar se vendi i tij për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19) mund të përjetojë këtë...

Shkup, Ademi: S’ka amnisti për 27 Prillin

Ministrat e kabinetit qeveritar në Maqedoni i kanë hedhur poshtë raportet në shtypin vendas sipas të cilave kreu i ekzekutivit, Zoran Zaev është shprehur...

MSH ndërmerr masa, furnizon spitalet me dorëza, shiringa e artikuj emergjentë

Ditë më parë mediat raportuan se si pacientet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës obligohen të blejnë produkte edhe të listës esenciale. Madje, dorëza...

Së fundi

Lajmet dt: 05 / 08 / 2020

https://youtu.be/3HFTOVxGm-A 181 infeksione të reja me koronavirus jane shenuar gjate 24 oreve te fundit ne zvicer. Zyra Federale e Shëndetit Publik ka raportuar se numri...

Zemaj i bie pishman, e anulon vendimin e djeshëm për rregullimin e çmimit të barnave

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj sot është takuar me përfaqësues të Odës së Farmacistëve të Kosovës, të Shoqatës Farmaceutike të Kosovës, të Shoqatës së...

MSh: Humbin jetën 6 pacientë, 139 raste të reja në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë konfirmoi sot se janë 139 raste të reja të prekura nga Covid 19, ndërkohë që kanë humbur jetën 6 pacientë, duke...