Japoni, rritet në 35 numri i viktimave nga tajfuni “Hagibis”

Numri i viktimave nga tajfuni Hagibis në Japoni tashmë është rritur në 35.

Sipas agjencisë japoneze të lajmeve Kyodo, të paktën 20 persona ende mbeten të zhdukur, ndërsa mbi 100 të tjerë u plagosën në mbarë vendin.

“Mbi 6 milionë persona në ishullin kryesor japonez Honshu u këshilluan të evakuohen”, thuhet në raportimin e agjencisë zyrtare të lajmeve.

Sipas Ministrisë së Infrastrukturës, Transportit dhe Turizmit, në nëntë prefektura janë raportuar të paktën 33 raste të rrëshqitjes së tokës.

“Mbi 110 mijë oficerë të policisë, zjarrfikës, zyrtar të rojes bregdetare dhe personel të SDF-së (Forcat Vetëmbrojtëse Japoneze) aktualisht janë të angazhuar në operacione shpëtimi”, njoftoi kryeministri japonez, Abe Shinzo.

Sekretari i kabinetit të kryeministrit, Yoshihide Suga, tha se pas tajfunit 376 mijë shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike dhe 14 mijë shtëpi të tjera pa ujë të rrjedhshëm.

Agjencia e motit në Japoni lëshoi një paralajmërim të urgjencës për Tokion dhe rajonet e afërta për shkak të tajfunit, duke theksuar se ka mundësi për rreshje të mëdha të shiut “me një nivel të intensitetit një herë në disa dekada”.

Agjencia e motit shpalli situatë emergjente në Tokio dhe në rajonet tjera si Gunma, Saitama, Kanagava, Tamanashi, Nagano dhe Shizuoka.

Instituti metereologjik paralajmëroi se “Hagibis” mund të jetë tajfuni më i fuqishëm në 60 vitet e fundit, e cila po lëviz erërat deri në 180 kilometra në orë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi