Japoni, rritet në 35 numri i viktimave nga tajfuni “Hagibis”

Numri i viktimave nga tajfuni Hagibis në Japoni tashmë është rritur në 35.

Sipas agjencisë japoneze të lajmeve Kyodo, të paktën 20 persona ende mbeten të zhdukur, ndërsa mbi 100 të tjerë u plagosën në mbarë vendin.

“Mbi 6 milionë persona në ishullin kryesor japonez Honshu u këshilluan të evakuohen”, thuhet në raportimin e agjencisë zyrtare të lajmeve.

Sipas Ministrisë së Infrastrukturës, Transportit dhe Turizmit, në nëntë prefektura janë raportuar të paktën 33 raste të rrëshqitjes së tokës.

“Mbi 110 mijë oficerë të policisë, zjarrfikës, zyrtar të rojes bregdetare dhe personel të SDF-së (Forcat Vetëmbrojtëse Japoneze) aktualisht janë të angazhuar në operacione shpëtimi”, njoftoi kryeministri japonez, Abe Shinzo.

Sekretari i kabinetit të kryeministrit, Yoshihide Suga, tha se pas tajfunit 376 mijë shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike dhe 14 mijë shtëpi të tjera pa ujë të rrjedhshëm.

Agjencia e motit në Japoni lëshoi një paralajmërim të urgjencës për Tokion dhe rajonet e afërta për shkak të tajfunit, duke theksuar se ka mundësi për rreshje të mëdha të shiut “me një nivel të intensitetit një herë në disa dekada”.

Agjencia e motit shpalli situatë emergjente në Tokio dhe në rajonet tjera si Gunma, Saitama, Kanagava, Tamanashi, Nagano dhe Shizuoka.

Instituti metereologjik paralajmëroi se “Hagibis” mund të jetë tajfuni më i fuqishëm në 60 vitet e fundit, e cila po lëviz erërat deri në 180 kilometra në orë.

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Pogradec, mbyten dy persona në rezervuarin e Bradomirës

Dy persona janë mbytur në Bradomirë të Pogradecit. Ata kishin shkuar për të peshkuar kur ka ndodhur tragjedia. Njoftimi i policisë: Më datë 30.12.2018, jemi njoftuar se në...

Për 10 vjet 20% e qytetarëve e braktisën Kosovën

Prejse Kosova është shpallur shtet dhe deri më tani vendin e ka lëshuar 20% e popullsisë së saj. Në pesë vjetët e fundit 135...

Policia e Kosovës përgënjeshtron spekulimet e Beogradit për situatën në veri

Policia e Kosovës ka përgënjeshtruar spekulimet e medieve të Beogradit për situatën sotme në veri. Në një bisedë për portalin KoSSev, zëdhënësi i Policisë së...

Së fundi

Alibeaj: 4 pyetjet që Belinda Balluku dhe Edi Rama duhet t’u japin përgjigje

PD ka reaguar sot përmes ish deputetit Enkelejd Alibeaj lidhur me projektin e rrugës Milot – Fier, të prezantuar javën e kaluar nga qeveria. Ndërsa...

Padia ndaj Taulant Ballës, GJKKO rrëzon pretendimet e Shkëlzen Berishës, nuk ka hetim

Gjykata e Posaçme ka shqyrtuar sot kallëzimin e djalit të ish-Kryministrit, Sali Berisha, Shkëlzen Berisha, kundrejt numrit dy të Partisë Socialiste, Taulant Balla. Gjykata e...

Meta: Duhet strategji e re dhe afatgjatë për përmirësim të situatës

Presidenti i Republikës Ilir Meta gjatë fjalës së tij të mbajtur para gazetarëve, deklaroi se janë shtuar rastet e personave të infektuar dhe po...