Japoni, paralajmërohet abdikimi i perandorit Akihito

Perandori japonez, Akihito do të abdikojë për 17 muaj, që është rasti i parë i tillë i largimit nga froni gjatë dy shekujve, njoftoi të premten Qeveria e Japonisë.

Trashëgimtari i fronit Naruhito, i biri më i vjetër i Akihito, do të vijë në fron më 1 maj të vitit 2019, një ditë pas abdikimit të babait të tij, theksojnë mediat japoneze.

Kryeministri japonez, Shinzo Abe, tha se dhjetë anëtarë të Këshillit Mbretëror rreth datës së abdikimit të mbretit 83 vjeçar kanë vendosur të premten në mëngjes. Pritet që Qeveria zyrtarisht të miratojë vendimin më 8 dhjetor. “Këshilli Mbretëror sot mori vendim pa asnjë gjykim dhe thellë jam i impresionuar që është bërë hap i madh për trashëgiminë perandorake”, tha Abe.

Akihito i cili erdhi në fron në janar të vitit 1999, pas vdekjes së babit të tij perandorit Hirohito, më herët tha se dëshiron të abdikojë për shkak të pleqërisë dhe shëndetit të brishtë. Me abdikimin e perandorit do të përfundojë epoka Heisei në 31 vite, ndërsa Qeveria vitin e ardhshëm do të shpalosë emrin e epokës së re.

Akihito është perandori i 125 japonez në prejardhjen legjendare për të cilën besohet se ekziston mbi 2.600 vite. Perandori i fundit japonez i cili abdikoi ka qenë perandori Kokaku në vitin 1817./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi