Japoni, mbi 12 mijë persona kërkuan ndihmë mjekësore nga temperaturat e larta

Në Japoni, 12.751 persona kanë kërkuar kujdes mjekësor që nga 5 gusht për shkak të sëmundjeve të shkaktuara nga temperaturat e larta të ajrit.

Agjencia për luftë kundër zjarreve dhe menaxhim me katastrofat natyrore njoftoi se është ulur numri i rasteve në raport me një javë më herët, lajmëron agjencia e lajmeve Kyodo.

Të dhënat e agjencisë tregojnë se prej 5 deri më 11 gusht për shkak të vështirësive shëndetësore të shkaktuara nga rritja e temperaturave, ndihmë mjekësore nëpër spitale kanë kërkuar 12.751 persona. Më shumë se gjysma, përkatësisht 54,9 për qind janë të grupmoshës mbi 65-vjeçar.

Përveç kësaj, 23 persona kanë ndërruar jetë si pasojë e goditjes së të nxehtit.

Gjithashtu, 400 persona përjetuan vështirësi shëndetësore që kërkojnë shtrimin në spital për minimum tre javë, ndërsa 4.554 persona u shëruan pas një qëndrimi të shkurtër në spital.

Në periudhën e lartëpërmendur kohore në shumë pjesë të Japonisë temperatura e ajrit arriti mbi 35 gradë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi