Jahti pëson defekt në motor, roja bregdetare shpëton 8 serbë

Roja bregdetare shqiptare ka shpëtuar 8 persona gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm.

Pas një avarie në motor, anëtarët e bordit kanë kërkuar ndihmë duke lëshuar sinjalin SOS.

Pas marrjes së sinjalit, anija e gatshme në Sazan P-116 ‘Bora’ është angazhuar menjëherë për dhënien e ndihmës ndaj një jahti me flamur italian, në bordin e së cilit udhëtonin 8 shtetasit serb.

Forcat e shpëtimit janë afruar pranë jahtit që lëvizte në zonën tranvers lagunës së Karavastasë duke bërë të mundur shpëtimin e tyre. Jahti u dërgua në portin e Vlorës pa probleme rreth orës 04:10.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi