Jahanpour tha se në 24 orët e fundit në të gjithë vendin janë shënuar 60 vdekje

Me 60 vdekje të reja në 24 orët e fundit në Iran është rritur në 5.710 numri i vdekjeve nga koronavirusi i ri (COVID-19)

Në deklaratën e televizionit shtetëror të Iranit, zyrtari për marrëdhënie me publikun në Ministrinë iraniane të Shëndetësisë, Kianoosh Jahanpour tha se në 24 orët e fundit në të gjithë vendin janë shënuar 60 vdekje dhe 1.153 raste të reja me COVID-19.

Bashkë me këtë numri i vdekjeve ka arritur në 5.710 ndërsa numri i rasteve në 90.481, tha Jahanpour i cili shtoi se 3.079 prej atyre që trajtohen në spitale janë në gjendje të rëndë, ndërkohë që numri i të shëruarve ka arritur në 69.657.

COVID-19 për herë të parë në Iran u shfaq në qytetin Qom më 19 shkurt.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi