Ja si reaguan deputetët maqedonas pasi seanca filloi në gjuhën shqipe!

Grupi i VMRO-DPMNE ka reaguar në Kuvendin e Maqedonisë, pasi kryesuesi i saj, Talat Xhaferi paralajmëroi gazetarët se nga tani seancat do t`i udhëheq në gjuhën shqipe.

“Ju e thyeni rëndë ligjin, pasi gjuha e vetme zyrtare në Kuvendin e Maqedonisë është gjuha maqedonase dhe shkrimi i saj cirilik”, shte reagimi i koordinatorit të grupit të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski.

Ndaj tij, kryetari Talat Xhaferi u kundërpërgjigj se në asnjë mënyrë nuk është duke thyer ligjit, duke kujtuar se ligji për përdorimin e gjuhëve është në fuqi.

“Ligji për përdorimin e gjuhëve është në fuqi. Unë pata durimin të pres rreth një vit që presidenti Gjorge Ivanov të vetëdijesohet dhe ta nënshkruaj ligjin për përdorimin e gjuhëve dhe mos ta pengoj punën e Kuvendit”.

Me qenë se seanca vazhdoi të zhvillohet në gjuhën shqipe, deputetë të VMRO-së filluan që ta lëshojnë sallën, raporton Shenja.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi