Ja shenjat që tregojnë mungesën e Kaliumit në trup

Është e njohur që kaliumi zbut efektet e natriumit- kjo është vetëm një ndër shkaqet që të mos lejoni që trupit tuaj t’i mungojë ky mineral i rëndësishëm.Kaliumi është një ndër mineralet më të rëndësishme të domosdoshme për funksionim normal të trupit tuaj.

Nëse niveli i kaliumit në trupin tuaj është i ulët, funksionet e rëndësishme të organizmit do të ngadalësohen, puna e tyre do të çrregullohet, por do të sulmohet edhe i tërë shëndeti.

Ky mineral është më i rëndësishëm për funksionimin e zemrës dhe të të gjithë muskujve në trup.Pothuajse 98 për qind e kaliumit gjendet në qeliza, që do të thotë që edhe një ndryshim i vogël i nivelit të tij mund të shkaktojë shpejt dukuri negative në muskuj, nerva dhe zemër.

Këto gjashtë simptoma tregojnë që niveli i kaliumit në trupin tuaj është shumë i ulët:

Kapsllëku

Niveli i ulët i kaliumit lë pasoja në funksionimin e tërë trupit, veç tjerash, edhe në metabolizëm. Mungesa e kaliumit mund të shkaktojë ngërçe në stomak dhe kapsllëk.

Fryrja

Kur në trup mungon kaliumi, organizmi nuk mund të rregullojë nivelin e natriumit, gjë që shkakton fryrjen.

Ngërçet e këmbëve

Kaliumi i takon kategorisë të elektroliteve dhe në qoftë se ne djersitemi shumë, nivelet e elektroliteve peshojnë dhe kjo mund të na japë ngërçe në këmbë. Kështu që banania vërtet ndihmon, por edhe mund të pini një pije sportive me elektrolite.

Presion i lartë i gjakut

Kur nivelet e kaliumit bien, enët e gjakut shtrëngohen dhe shkaktojnë presion të lartë në gjak. Në këto raste është absolutisht shumë e nevojshme ta mbani nën kontroll rritjen e presionit të gjakut.

Rrahjet e zemrës

Hulumtime nga “Harvard Medical School” sugjerojnë se në qoftë se nivelet e kaliumit ulen, rrahjet e zemrës mund të bëhen të parregullta. Një test fizik mund të zbulojë nëse çrregullimet e rrahjeve të zemrës vijnë nga ndonjë mangësi në valvulat e zemrës, për shkak të tiroideve, ose nga mangësia e kaliumit në organizëm.

Ligështi apo marramendje

Kur nivelet e kaliumit bien në trup në mënyrë drastike, rrahjet e zemrës ngadalësohen dhe kjo gjë çon në ligështi dhe marramendje. Këta përbërës, janë të pasur me kalium:

Banania: është fruti i cili përfaqëson kaliumin. Ajo është burimi natyror më i madh i kaliumit.
Frutat tropikale: avokado dhe kokosi janë dy përbërës nga të cilët krijohen parfumet ekzotikë, të cilët kanë sasi të lartë kaliumi.

Rrushi: Ky fryt përmban 860 mg kalium në çdo 100 gr.

Kajsia: Përveç kaliumit, është një burim i mirë i karrotenit, pararendës i vitaminës A.

Patatja: Një patate e mesme, që mund të peshojë rreth 170 gr, mund të përmbajë rreth 900 mg kalium, vlerë, e cila mund t’i jetë ulur për shkak të gatimit.

Kungulli: Është një përbërës shumë i mirë, por gjithashtu është i pasur me vitamina dhe antioksidantë.

Frutat e thata: Përmbajnë një sasi të madhe kaliumi, sidomos fëstëkët, të cilët nuk duhet të mungojnë kurrë në ushqimet tona pasi gjithashtu luftojnë edhe kolesterolin e keq.

Fasulet e zeza: Të pasura me kalium, por edhe me vitamina dhe kripëra minerale.

Thjerrëzat: Përveç kaliumit, thjerrëzat janë të shëndetshme, edhe për faktin se kanë përmbajtje të lartë hekuri.Pra, është e rëndësishme që t’i konsumojmë sa më shpesh këto produkte, në mënyrë që të jemi sa më të shëndetshëm, përgatiti ”Telegrafi”./Kosova Post/