Ja sa shqiptarë u martuan brenda një viti!

Martesa është një akt i madh besimi dhe dashurie, ku muaji më i pëlqyer nga shqiptarët për të lidhur martesë është muaji gusht dhe i pasuar nga muaji shtator.

Sipas të dhënave të INSTAT në Vjetarin e Statistikave Rajonale në vitin 2017 janë regjistruar në zyrat e gjendjes civile rreth 23 mijë martesa, ose 7,9 martesa për 1.000 banorë.

“Ky koeficent ka pësuar luhatje gjatë periudhës pesëvjeçare 2013-2017”, thekson INSTAT.

INSTAT shprehet se “divorcet për vitin 2017 shënojnë një rritje me 4.508 raste nga 3.747 divorce të ndodhura në 2013. Gjatë viteve 2013-2017 vihet re një rritje e kësaj norme nga 1,3 divorce për 1.000 banorë në 2013, në 1,6 divorce për 1.000 banorë në 2017”./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi