SHËNDETËSI

Ja sa herë duhen kontrolluar fëmijët deri në moshën 6 vjeçare!

Spread the love

Për të siguruar zhvillimin e shëndetshëm të fëmijëve dhe për të parandaluar sëmundjet dhe paaftësitë, ata duhet të monitorohen 16 herë prej të cilëve 9 herë deri në moshën 1 vjeçare dhe 7 herë prej 1 deri në 6 vjeç.

Sipas të dhënave që Anadolu Agency (AA) ka përpiluar monitorimi i fëmijëve luan një rol të rëndësishëm në diagnostikimin, trajtimin dhe rehabilitimin e problemeve biologjike, psikosociale dhe zhvillimore.

Synimi kryesor në monitorimin e fëmijëve është parandalimi i kushteve që shkaktojnë sëmundjen duke i zbuluar ato prej më parë, në vend të mundimit për trajtimin e sëmundjes pasi të ndodh sëmundja.

Shkalla e parë e monitorimit të fëmijëve gjithashtu përbën bazën e shërbimeve të shëndetësisë dhe kujdesit të fëmijëve.

Qëllimi i monitorimit të fëmijëve të shëndoshë është ruajtja e shëndetit dhe reduktimi dhe parandalimi i vdekshmërisë foshnjore dhe fëmijëve, sëmundjeve dhe paaftësisë.

Fëmija nga mosha 1 vjeçare e deri në atë 6 duhet të paktën 7 herë të monitorohet. Ndërsa pas moshës 6 vjeçare gjatë moshës shkollore duhet të monitorohen një herë në vjet.

Related posts

Mësoni si të shëroni dhimbjet e fytit!

dritatv

Të mirat shëndetësore të kakaos!

dritatv

Nëse jeni duhanpirës konsumoni këto ushqime!

dritatv

Leave a Comment