Ja sa do të kushtojë modeli më i ri i iPhone 11 në Zvicër dhe në shtetet e tjera të Europës

Gjiganti teknologjik amerikan, Apple, ka prezantuar të martën në Kaliforni modelin e tij më të ri të telefonit të mençur mobil.

iPhone 11 është quajtur pajisja më e re mobile e Apple, që vjen si pasardhëse e iPhone XR. (Përveç iPhone 11, Apple ka prezantuar edhe dy versione më të avancuara, të cilat i ka quajtur iPhone 11 Pro dhe iPhone 11 Pro Max).

iPhone 11 do të dalë në shitje më 20 shtator, ndërsa porositë mund të bëhen nga 13 shtatori.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, iPhone 11 (versioni me 64GB) do të kushtojë 699 dollarë, apo 633 euro.

Por, sa do të kushtojë modeli i ri i iPhone në vendet kryesore të Evropës?

Në Gjermani, iPhone 11 do të kushtojë 799 euro, ashtu sikurse edhe në Austri.

Në Zvicër, iPhone 11 do të mund të blihet për 809 franga zvicerane, apo 738 euro.

Në Angli, iPhone 11 do të kushtojë 729 funte, apo 815 euro. Në Itali, iPhone 11 do të mund të blihet për 839 euro.

Në Spanjë, çmimi i iPhone 11 do të jetë 809 euro, ashtu sikurse edhe në Belgjikë.

Tash për tash nuk dihet se sa do të kushtojë iPhone 11 në Kosovë dhe Shqipëri, e as se kur do të dalë në shitje, shkruajnë mediat kosovare, përcjell albinfo.ch.

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

FOTO/ Shkatërrohet banda shqiptare në Itali, 11 të arrestuar. Sekuestrohen 11 kg kokainë dhe kanabis

Policia italiane ka shkatërruar një bandë droge, ndërsa në pranga ka vënë 11 shqiptarë. Mediat italiane raportojnë...

Lagjja 17 në Durrës e shkatërruar pas tërmetit, banorët: Kanë ikur të gjithë, nuk kemi bukë

Tërmeti i 26 nëntorit që tronditi Durrësin dhe vendin ka bërë që në lagjen 17 të qytetit...

Lituania mban zgjedhjet presidenciale

Në Lituani sot po mbahen zgjedhjet presidenciale. Votuesit mund të zgjedhin në mesin e nëntë kandidatëve për të zëvendësuar presidenten aktuale, Dalia Grybauskaite, e...

Së fundi

Qeveria paralajmëron vendim të ri për reciprocitetin me Serbinë

Tregu kosovar është vërshuar me produkte të importuara nga Serbia. Këtë e ka mundësuar heqja e taksës më 31 mars nga Qeveria në detyrë. Statistikat tregojnë...

Greqia shënon viktimën e 173-të nga COVID-19, 10 raste të reja në 24 orët e fundit

Greqia ka shënuar edhe një viktimë së fundmi nga COVID-19 duke e çuar bilancin në 173. Vendi fqinj në 24 orët e fundit ka shënuar...

Kosovë : 9 raste të reja me Covid-19 dhe 3 të shëruar.

NËNTË RASTE ME COVID-19 DHE TRE TË SHËRUAR! Sot më 26 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar...