Ja nga se krijohen gurët në tëmth

Formimi i gurëve në tëmth shkaktohet zakonisht nga një tepricë e madhe e kolesterolit në lëngun e tëmthit. Kur njeriu, p.sh., gjatë natës nuk ushqehet, lëngu (vreri) qëndron në qetësi në tëmth.

Atëherë kolesteroli kristalizohet dhe pastaj formon gurë të ngjashëm me gurët e vegjël.

Obeziteti dhe diabeti ose mungesa e veprimtarisë sportive, e shtojnë këtë mundësi. Nga pikëpamja anatomike, fshikëza e tëmthit është një organ me gjatësi prej rreth 10 cm i gjatë dhe përmban rreth 50 ml vrer në një ngjyrë jeshile. Nga jashtë ajo mbulohet nga një membranë e hollë, e vendosur poshtë mëlçisë dhe që quhet peritoneum.

Përgjithësisht njihen 3 lloje gurësh: kolesterinikë (që përbëhen nga kolesteroli); pigmentare (që përbëhen nga polimeret e bilirubinës) dhe gurët e përzierë, që janë ata të zakonshmit. Sigurisht, shkak është se me e kalimin e moshës, rritet përqindja e kolesterolit në gjak. Jeta bëhet me sedentare, pra më me pak lëvizje.

Kur duhet operuar

Shumica e gurëve të tëmthit, shpesh të një dimensioni të vogël, nuk japin asnjë shenjë apo simptomë. Pra, është e panevojshme t’i heqësh. Por kur ata sjellin dhimbje, duhet menduar për t’i hequr. Në fakt, këto dhimbje shpesh pasohen me komplikacione të rënda.

Gurët bllokojnë tëmthin ose kanalet që e çojnë në zorrë, duke sjellë kështu një kolike hepatike (dhimbje e fortë e mëlçisë, kur guri bllokon daljen e tëmthit, zakonisht pas një ushqimi tepër të yndyrshëm), një kolecistit të fortë (si pasojë e infeksionit të pareteve të fshikëzës së tëmthit), angiokolit (me ethe gjer në 39°-40° që mund të çojë dhe në septicemi, infeksion i përgjithshëm në gjak), apo një pankreatit (inflamacion të pankreasit).

Trajtimi

Trajtimi me ilaçe u rekomandohet pacientëve në fazën kur akoma nuk mendohet për operacion, veçanërisht tek të moshuarit. Por megjithatë gjysma e pacientëve të trajtuar kështu kanë pasur përsëritje të gurëve, madje dhe komplikime. Për këtë arsye, në shumicën e rasteve kirurgjia është mjeti më i mirë për t’u shëruar.

Por ka raste që në disa pacientë përdoren dhe rrezet laser. Kjo ka të bëjë me heqjen e gjithë fshikëzës së tëmthit dhe jo vetëm të gurëve. Një kirurg bën 4 prerje për të lejuar kalimin e mikroinstrumenteve. Ndërhyrja fillon me një fryrje të barkut me gaz, që të ngrihet pareti i barkut, në mënyrë që instrumentet brenda të punojnë pa vështirësi. Pas operacionit gazi thithet dhe hiqet nga barku. Me laparoskopi apo me hapje klasike, anestezia është gjithnjë e përgjithshme.

Vreri dhe yndyrat në zorrë

Një javë pas operacionit, pacienti fillon një veprimtari normale. Një regjim ushqimor është i nevojshëm në këto raste. Në gjysmën e rasteve, operacioni pasohet me një lloj diarreje. Përsëritja e krijimit të gurëve mund të ndodhë në 1 në 100 e rasteve. Vreri është një lëng që fabrikohet nga mëlçia. Përmes tij eliminohen substancat toksike si kolesteroli, etj. Vreri luan rol të rëndësishëm në tretjen e yndyrave në zorrë. Fshikëza e tëmthit është një qeskë e vogël në rrugën që përshkon vreri midis mëlçisë dhe zorrës. Ajo depoziton vrerin gjatë kohës së qetësisë dhe e çliron atë gjatë ngrënies.

Çfarë e shton rrezikun e gurëve në tëmth

Është shumë e drejtë të dihet qëndrimi në lidhje me disa lloje ushqimesh, pasi nga përdorimi i tyre mund të provokohet një krizë. Kështu duhen mënjanuar vezët, mishi i derrit dhe ai i qengjit, pastërmanë, mishi i shpendëve, kafeja, agrumet, alkooli dhe frutat e thata si kikirikët, bajamet, arrat.

Rekomandohen ushqimet organike si zarzavate të freskëta, sidomos lëngu i tyre dhe veçanërisht, kastraveci dhe rrepa e kuqe. Shumë me rëndësi do të ishte edhe konsumimi i sasive të mëdha të lëngjeve, qoftë dhe thjesht ujë, por që duhet të jenë 2-3 litra në ditë.

Ushqime të tjera të nevojshme janë hudhra dhe vaji i hudhrës, arra e kokosit, lëngu i rrushit, mollët, kajsitë, manat, manaferrat, boronica, kumbulla, dardha, pjepri.

Ekzaminimi dhe trajtimi i gurëve në tëmth

Gurët e tëmthit zbulohen me ekzaminime të tilla si ultrasonografia dhe skaneri.

Mjekimet për shkrirjen e gurëve nuk janë shumë të efektshme, por ato mund të jenë të nevojshme për persona që nuk mund të përballojnë ndërhyrjen kirurgjikale.

Për të parandaluar formimin e gurëve në tëmth është e rëndësishme të ruhet një peshë trupore normale, të zbatohet një regjim ushqimor i balancuar dhe të bëhen rregullisht ushtrime fizike. Gjithashtu, është e nevojshme të tregohet kujdes, që të mos humbni apo të shtoni shpejt në peshë.

Shumica e gurëve nuk shkaktojnë probleme, vetëm 1-2 % e tyre janë të aftë për të zhvilluar sëmundje. Megjithatë gurët e tëmthit mund të bëhen shkak i një gjendjeje të tillë që njihet si pankreasit.

Gurët në tëmth nuk janë të trashëgueshëm

Për të gjithë specialistët e shëndetësisë, gurët në tëmth janë një problem jo shumë i rëndë. Sipas tyre, kjo sëmundje nuk rrezikon jetën e njerëzve dhe mbi të gjitha nuk është e trashëgueshme.

Kujdes duhet të tregohet në mënyrë të veçantë me përdorimin e ushqimeve, që kanë sa më pak kripë, përdorimi i sa më shumë litrave ujë si dhe evitimi i gjërave të skuqura, transmeton Telegrafi.

Për të sëmurët që vuajnë nga gurët në tëmth, mjekët popullorë rekomandojnë pirjen e 2 deri 3 gotave në ditë çaj rigoni. Mjekët këshillojnë që një gotë të pihet herët në mëngjes, kur nuk keni ngrënë ende mëngjes, pasi jep efekte të jashtëzakonshme në shkrirjen e gurëve. Gjithashtu rigoni është mjaft i mirë edhe për parandalimin e sëmundjeve të mëlçisë.

Simptomat e shfaqjes së gurëve në tëmth

Tëmthi jep dhimbje zakonisht në hipokondrinë e djathtë, poshtë brinjëve. Ndonjëherë, sipas specialistëve kur irritohet pjesa e diafragmës që ka kontakt me tëmthin, dhimbja ndihet edhe në shpatullën e djathtë.

Dhimbja e pankreasit dhe dhimbja e tëmthit mund të jenë të lidhura me njëra-tjetrën, zakonisht nga ngecja e ndonjë guri, shkruan telegraf. Guri në tëmth mund të japë dhimbje (ose mund të shfaqë mbindjesi) në segmentin midis brinjës së VII dhe IX që nga stërnumi deri në shtyllën kurrizore.

Inflamacioni i tëmthit rrezatohet në shpatullën e djathtë dhe membrana mbështjellëse e tëmthit inerviohet nga nervi diafragmatik ose frenik i djathtë duke bërë që dhimbja të përqendrohet në shpatullën e djathtë dhe sidomos në anën e djathtë të diafragmës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi