Ja cili ishte qëllimi i vizitës së Vulinit në Kosovë

Ministrit të Mbrotjes në Serbi, Aleksandar Vulin i është ndaluar hyrja në Kosovë.

Kjo është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, e cila sot ka dërguar njësitët special në Veri.

Sipas mediave serbe Vulin donte të vinte në Kosvoë për ta vizituar familjen Vuçetiq, shkruan Tanjug.

Këtë familje Vulini e vizitonte çdo vit, që nga viti 2013.

Sipas Tanjugut, në këtë familje kohë më parë kishte shpërhtyer një bombë, meqë rast ishin lënduar fëmijët.

Ndryshe Policia e Kosovës ka bërë të ditur se zyrtarët serbë që nuk kanë lejë nuk do të lejohen të hyjnë në Kosovë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi