Ja çfarë u bënin thashethemexhinjve në mesjetë!

Të flisje keq për tjetrin, të shpifje, apo të përhapje lajme që nuk janë të vërteta, në Mesjetë është konsideruar si një krim i madh.

Për këtë arsye, ekzistonte edhe dënimi për thashethemexhinjtë, për mëkatin e tyre të madh.

I vendosnin një hekur në fytyrë, që i kapte kokën dhe ia shtypte gjuhën me një thikë.

Të dënuarit nuk mund të nxirrnin zë, pasi mekanizmi ishte i kyçur me disa çelësa dhe sipër kokës kishte një këmbanë që bëntë zhurmë sa herë që lëvizte koka.

Kështu njerëzit që dëgjonin zhurmën dilnin në rrugë të shikonin thashethemexhiun e dënuar.

Kjo metodë brutale u paraqit për herë të parë në Skoci në vitin 1567, por më pas u përhap edhe në Angli dhe më gjërë. Siç përmendet, më së shpeshti kanë qenë të dënuara gratë, sidomos ato që merreshin me llafe ose ishin të pasjellshme.

Madje, shpeshherë ishin burrat që kërkonin dënimin e grave të tyre.

Por rrallëherë, kishte edhe burra që ishin dënuar me këtë mënyrë brutale sepse kishin shpifur për ndonjë person tjetër të rëndësishëm.

E njëjta metodë përdorej edhe në burgje, kur gratë rriheshin me njëra-tjetrën.

/Koha Islame/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi