Ja çfarë duhet të bëjmë nëse kemi këmbë të enjtura!

Si të fitosh para në tregjet financiare globale! Këmbët janë pjesa e organizmit të cilat kanë gjithë peshën e trupit, prandaj është e rëndësishme që ju herë pas herë të kujdeseni për çlodhjen e tyre.

Ndaj s’është habi që ndonjëherë të keni këmbë të enjtura. Por nëse një gjë e tillë përsëritet, atëherë duhet të bëni diçka.

Për të parandaluar enjten e këmbëve është e rëndësishme që ju të evitoni çdo lloj sforcimi ose qëndrimi ulur ose të shtrirë në shumicën e kohës. Enjtja e këmbëve ndodh kryesisht për shkak të akumulimit të lëngjeve në indet dhjamore të nënlëkurës. Lëkura e këmbëve është e tendosur dhe nëse ju vendosni presion me gisht në zonën e ënjtur, të mbushur me lëng, formohet një flluskë e vogël që zgjat disa sekonda.

Disa nga masat që ju duhet të keni parasysh janë;

Vishni gjithmonë çorape dhe këpucë komode. Ecja dhe sporti sigurisht që bën mirë, por nuk mund t’i kërkojmë trupit tonë më shumë sesa mund të përballojë. Është gjithmonë e këshillueshme të rikuperoni energjitë dhe të relaksoni këmbët.

Një dietë e pasur me substanca ushqyese, si vitaminat dhe oligomineralet, gjithashtu lënia e duhanit.

Ndryshimet e temperaturës ndihmojnë në lehtësimin e ënjtjes

Vendosni këmbët në një enë me ujë të nxehtë dhe pas dhjetë minutash vendosini në një enë të mbushur me ujë të ftohtë për 30 sekonda, përsëriteni këtë tre katër herë duke e përfunduar me ujë të nxehtë. Masazhoni këmbët me locion menteje, nga lart poshtë, duke ushtruar një presion të lehtë me duart tuaja.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi