Ja çfarë do gatuajmë sot

 

Përbërësit:

1 lakër e madhe
1 qepë
2 presh
2 karota
400 g mish të bluar
1 filxhan oriz
4 vezë
2,5 dl qumësht
erëza bio dhe piper

Përgatitja:

Të grihet lakra në pjesë të imta dhe të fërgohet në vaj, t’i shtohen erëza bio dhe piper. Derisa të fërgohet lakra, orizi duhet të zihet.

Në një enë tjetër në vaj të fërgohen qepa dhe preshi i grirë në formë katrore, të imtësohet karota në rendë dhe pas disa minutash t’i shtohet mishi i bluar.

Kur mishi të fillojë të fërgohet, t’i shtohet orizi i kulluar dhe sipas nevojës edhe pak erëza bio dhe piper.

Në një tepsi duhet të vihet gjysma e lakrës, nga sipër t’i vendoset feta e mishit, sipër saj të vendoset pjesa tjetër e lakrës, pastaj që të gjitha të rrafshohen dhe t’u hidhet përzierja e vezëve dhe e qumështit.

Me pirun duhet të shpohet në disa vende, në mënyrë që përzierja të depërtojë nëpër tërë masën dhe të piqet në 220 gradë.

Shërbehet me kos apo me ajkë.

© SYRI.net

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi