Izraeli teston sistemin e ri të mbrojtjes raketore

Izraeli ka realizuar testimin e një sistemi të ri të mbrojtjes raketore.

Në një njoftim nga Ministria e Mbrojtjes e Izraelit thuhet se vendi ka realizuar testimin e një sistemi të ri të mbrojtjes nga raketat balistike me rreze të shkurtër, të mesme dhe të gjatë veprimi. Njoftohet se testimi ka qenë i suksesshëm.

Siç thuhet, sistemi i ri i Izraelit është zhvilluar nga Industria Aviacionit Hapësinor të Izraelit dhe kompania amerikane ajrore dhe e mbrojtjes Boeing.

Izraeli prej 50 vitesh mban nën pushtim Kudsin Lindor dhe Kodrat Golan, kurse për më shumë se dhjetë vite ka vendosur embargo në Rripin e Gazës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi