Izraeli sulm ajror ndaj Gazës

Në një sulm ajror të Izraelit ndaj Gazës janë plagosur 4 palestinezë, njëri prej tyre në gjendje të rëndë.

Sipas informacioneve nga burimet shëndetësore, në sulmin e kryer ndaj qytezës Huzaa, në lindje të qytetit Han Yunus në kufirin e Gazës 4 palestinezë janë plagosur. Njëri prej të plagosurve, është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ushtria Izraelite në orët e natës ka kryer sulme intensive ndaj qytezës Huzaa.

Palestinezët, që nga dita e premte më 30 mars në kuadër të përvjetorit të 42-të të Ditës së Tokës filluan demonstratat e tyre paqësore nën emrin “Marshi i Kthimit të Madh” në kufirin e Rripit të Gazës nën bllokadë të Izraelit.

Ushtarët izraelitë janë duke hapur zjarr me plumba të vërtetë ndaj palestinezëve të cilët kërkojnë “kthimin në tokat nga të cilat janë dëbuar dhe heqjen e bllokadës së paligjshme ndaj Gazës që nga viti 2006”.

Numri i palestinezëve të martirizuar në protestat e vazhdueshme që nga 30 marsi e deri më tani ka arritur në 35, kurse më shumë se 3 mijë të tjerë janë plagosur.

Palestinezët po planifikojnë që protestat paqësore të nisur nën emrin “Marshi i Kthimit të Madh” të vazhdojnë deri në mesin e muajit maj.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi