Izraeli rihap dy kalimet në kufirin me Gazën

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Avigdor Lieberman urdhëroi sot rihapjen e kalimeve kufitare Kerem Shalom dhe Erez në kufirin me Gazën.

“Vendimi u mor pas zvogëlimit të dhunës në Gaza gjatë fundjavës dhe përpjekjeve të Hamasit për të frenuar demonstruesit”, tha Lieberman në një deklaratë.

Të dyja vendkalimet u mbyllën ndërsa u ndërpre edhe shpërdarja e karburantit në Gaza që financohet nga Katari pas raketave të shkrepura nga territori palestinez.

Lieberman deklaroi se vendimi për rifillimin e furnizimit me karburant nga Katari është shtyrë për momentin dhe për furnizimin do të diskutohet në ditët e ardhshme, varësisht nga zhvillimet në terren.

Më shumë se 200 palestinezë u vranë dhe disa mijëra u plagosën në një ndërhyrje ushtarake izraelite gjatë demonstratave të organizuara përgjatë kufirit të Gazës dhe Izraelit.

Demonstruesit kërkojnë që t’u lejohet kthimi në territoret nga të cilat janë dëbuar dhe heqjen e bllokadës së Rripit të Gazës që vazhdon nga viti 2006./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi