Izraeli refuzon planin e BE-së për lidhjen e Gazës me Bregun Perëndimor

 

Ministri izraelit i Transportit Yisrael Katz tha se qeveria e tij ka hedhur poshtë një plan të Bashkimit Europian (BE) për të lidhur Rripin e Gazës me Bregun Perëndimor.

“E bëra të qartë se Gaza nuk do të lidhet me Judenë dhe Samarinë (emërtimi hebraik i Bregut Perëndimor)”, ka thënë Katz për Korporatën Izraelite të Transmetimit.

“Plani i tyre do të mbetet në letër dhe ata do të refuzohen tërësisht”, ka shtuar ai.

Mediat izraelite thanë se BE kishte përgatitur një plan për transport në Bregun Perëndimor, duke përfshirë edhe Zonën C, e cila përbën rreth 60 për qind të territorit të pushtuar, i cili është nën kontrollin e plotë civil dhe të sigurisë të Izraelit.

Plani përfshin “krijimin e një aeroporti, një porti dhe një hekurudhe për të lidhur Rripin e Gazës me Bregun Perëndimor”, thanë mediat.

BE nuk e ka njoftuar zyrtarisht qeverinë izraelite për planin.

Katz, ndërkohë, ka propozuar “kalimin e përgjegjësisë së plotë mbi Rripin e Gazës bashkësisë ndërkombëtare, duke e mbajtur kontrollin e sigurisë së Izraelit në port”.

Katz ka folur për vite me radhë rreth krijimit të një ishulli artificial jashtë brigjeve të Gazës për të lejuar importet dhe eksportet të arrijnë territorin e rrethuar palestinez.

Palestinezët këmbëngulin të lidhin Rripin e Gazës dhe Bregun Perëndimor në marrëveshjen përfundimtare të paqes me Izraelin që çon në krijimin e një shteti të pavarur palestinez.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi