• Home
  • BOTA
  • Izraeli përdor avion pa pilot në ndërhyrjet ndaj palestinezëve
BOTA

Izraeli përdor avion pa pilot në ndërhyrjet ndaj palestinezëve

Spread the love

Zbulohet se ushtria izraelite për herë të parë ka përdorur avion pa pilot në ndërhyrjet ndaj palestinezëve në kufirin e Gazës.

Në një lajm të gazetës izraelite “Haaretz”, duke u bazuar në burimet e ushtrisë izraelite thuhet se kjo ushtri në ndërhyrjet ndaj palestinezëve në ditën e premte të javës së kaluar “për shpëtimin e ushtarëve” ka përdorur avion pa pilot i cili hedh bombë gazi lotsjellës.

Burimet të paidentifikuara në lajm, kanë bërë të ditur se avionët pa pilotë në fjalë janë përdorur për herë të parë me qëllim të testimit dhe se ato nuk janë futur në shërbimin e plotë ushtarak. Burimet e njëjta kanë bërë të ditur se ndërhyrjet me avionë pa pilot kanë arritur që t’i marrin protestuesit nën kontroll.

Në anën tjetër, edhe në lajmin e radios publike të Izraelit thuhet se avionët pa pilotë në fjalë janë me katër helikë dhe se në të ardhmen forcat e sigurisë kufitare të cilat ndodhen në pikat e kontrollit rreth Bregut Perëndimor, do të pajisen me këto mjete.

Forcat e Izraelit zakonisht gjatë ndërhyrjeve ndaj protestuesve palestinez po përdorin plumba të vërtetë, plumba plastike, si dhe bombë gazi lotsjellës./Rtv Drita/

Related posts

Erdogan: Nëse humbim Jerusalemin, humbim Medinen, Meken dhe Qaben

dritatv

Orban: BE nuk mund t’i marrë Hungarisë të drejtën e sovranitetit

dritatv

EBA, 7 fëmijë humbin jetën nga zjarri në një shtëpi

dritatv

Leave a Comment