Izraeli në vitin 2017 arrestoi mbi 3.600 palestinezë

Forcat izraelite në vitin 2017 arrestuan 3.617 palestinezë në Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës, bëri të ditur ushtria izraelite.

Në një njoftim, ushtria e Izraelit tha se arrestimet ishin më të larta se në vitin 2016, kur forcat izraelite arrestuan rreth 3.313 palestinezë në të dy territoret.

Gjithashtu thuhet se 20 izraelitë janë vrarë në 99 sulme ose sulme të tentuara në Bregun Perëndimor vitin e kaluar.

Në njoftimin thuhet se 35 raketa u lëshuan nga Gaza në Izrael në vitin 2017, 30 prej të cilave u shkrepën pasi muajin e kaluar presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, zyrtarisht e njohu Kudsin si “kryeqytetin e Izraelit”.

Pavarësisht lëshimit të raketave, ushtria izraelite tha se kufiri mes Izraelit dhe Gazës mbetet i qetë. Të dhënat tregojnë se ushtria izraelite kreu 59 sulme në Gaza në vitin 2017 si përgjigje e zjarrit me raketa, thuhet në njoftimin./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi