Izraeli kryen sulme në veri të Gazës

Ushtria izraelite ka kryer sulme me raketa mbi tre pika në veri të Gazës.

Avionët ushtarak të Izraelit bombarduan pozicionet ushtarake të cilat brigada Izz ad-Din al-Qassam, krahu ushtarak i Hamasit i përdor si pika vrojtimi.

Menjëherë pas këtyre sulmeve, ushtria izraelite kreu dy sulme raketore në lagjet e banuar në Et-Tuffah.

Burimet palestineze të shëndetësisë njoftuan se nuk ka pati viktima dhe të lënduar nga sulmet izraelite, kurse pala izraelite ende nuk është prononcuar zyrtarisht.

Më herët transmetuesi publik izraelit raportoi se një raketë është shkrepur në lagjen e banuar “Sudot Negev”, në jug të Izraelit. Nuk pati viktima apo të plagosur. Përgjegjësinë për sulmin me raketë nuk e mori asnjë grup palestinez.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi