Izraeli godet 10 objektiva të Hamasit në Gaza

 

Izraeli ka kryer sulme ndaj 10 objektivave të Hamasit në Gaza.

Në një deklaratë me shkrim nga ushtria izraelite thuhet se janë kryer sulme ndaj 10 objektivave të Hamasit në tri pozicione në Gaza.

Në deklaratë pretendohet se në mesin e objektivave ndodhet një kazermë si dhe depoja dhe vendi i prodhimit të armëve. Po ashtu pretendohet se sulmet ajrore janë kryer për t’iu përgjigjur raketave të cilat pretendohet se janë shkrepur nga Gaza dhe se Hamasi llogaritet përgjegjës për rritjen e tensioneve.

Hamasi ende nuk ka dhënë ndonjë deklaratë në lidhje me çështjen.

Avionët luftarakë të Izraelit mbrëmë kanë goditur dy pozicione ushtarake të krahut ushtarak të Hamasit në Rripin e Gazës, Brigadave İzzeddin Kassam, ku nuk kishte të vdekur apo të plagosur si pasojë e sulmit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi