Izraeli arreston njërin nga liderët e Hamasit

Ushtria izraelite në Bregun Perëndimor ka arrestuar njërin nga liderët e Hamasit, deputetin Hasan Jusuf.

I biri i deputetit Hasan Jusuf, Uvejs Jusuf në një deklaratë për gazetarin e AA-së tha se ushtarët izraelitë në orët e mëngjesit kanë kryer bastisje në shtëpinë e tyre në Ramallah dhe se kanë arrestuar babanë e tij.

Izraeli nuk dha deklarata lidhur me rastin.

57 vjeçari Jusuf, i cili është njëri nga liderët e rëndësishëm të Hamasit në Bregun Perëndimor, në të njëjtën kohë është anëtar i Kuvendit Legjislativ të Palestinës./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi