Izraeli arreston një shurdhmemec palestinez në Bregun Perëndimor

Forcat izraelite të sigurisë sot në mëngjes arrestuan një shurdhmemec të ri palestinez në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Shoqata e të Burgosurve Palestinezë njoftoi se forcat izraelite në El-Khalil kanë arrestuar 21-vjeçarin Ammar Amer i cili është shurdhmemec.

Më tej thuhet se gjatë bastisjeve izraelite të mëngjesit të sotëm janë arrestuar edhe 5 palestinezë në El-Khalil, Ramallah dhe Hizma.

Sipas të dhënave të insitucioneve palestineze, në burgjet izraelite aktualisht ndodhen të pakten 5.700 palestinezë, përfshirë shumë gra dhe fëmijë.

Me qëllim të presionit shtesë dhe frikësimit të palestinezëve, forcat izraelite të sigurisë me muaj ndërhyjnë me bastisje në lagjet e Bregut Perëndimor të pushtuar.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi