Izraeli arreston 29 palestinezë në Bregun Perëndimor

Forcat izraelite arrestuan 29 palestinezë në bastisjet e mbrëmshme në të gjithë Bregun e pushtuar Perëndimor nga Izraeli, njoftuan aktivistët palestinezë.

“Forcat izraelite bastisën disa shtëpi në qytetet e Ramallahut dhe Betlehemit në Bregun Perëndimor dhe arrestuan 7 persona”, tha për AA, Qadura Fares, kreu i OJQ-së, të Shoqatës së të Burgosurve Palestinezë.

Ai tha se 11 palestinezë të tjerë u arrestuan në Kudsin Lindor dhe në qytetet Nablus, Jenin dhe Qalqiliya.

Ndërkohë, Muhammed Ebu al-Hummus, anëtar i Komitetit lokal në lagjen al-Issawiya të Kudsit Lindor, tha se 11 persona të tjerë u arrestuan në ndërhyrjet izraelite në lagje.

“Të gjithë të paraburgosurit u morën nga shtëpitë e tyre gjatë natës dhe u arrestuan për hetime të mëtejshme”, tha ai.

Ushtria izraelite ende nuk ka lëshuar deklaratë zyrtare mbi arrestimet.

Ushtria izraelite shpesh kryen fushata të gjera arrestimi në Bregun e pushtuar Perëndimor me pretekstin për palestinezët “që janë në kërkim”.

Sipas shifrave zyrtare palestineze më shumë se 6.400 palestinezë janë aktualisht në paraburgim në burgjet e Izraelit./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi