Izraeli arreston 16 palestinezë

Ushtria izraelite gjatë mbrëmjes ka arrestuar 16 palestinezë në Bregun Perëndimor.

Ushtria izraelite tha se palestinezët u arrestuan nën akuza për përfshirje në aktivitete terroriste.

Forcat izraelite kryesisht në orët e mbrëmjes kryejnë ndërhyrje nëpër shtëpitë në Bregun Perëndimor dhe në Kudsin Lindor, dhe nën akuza të ndryshme arrestojnë palestinezët.

Pala palestineze thotë se në burgjet e Izraelit aktualisht ndodhen rreth 6.000 palestinezë, kurse në mesin e tyre ka edhe të mitur.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi