Izraeli aprovoi 3 mijë ndërtesa të tjera ilegale në Kudsin Lindor

Komuna e Kudsit e lidhur me Izraelin, ka aprovuar ndërtimin e 3 mijë ndërtesave të reja për vendosjen e kolonëve izraelitë në Kudsin Lindor nën pushtim.

Sipas lajmeve të publikuara nga mediumet izraelite, pjesa më e madhe e ndërtesave të reja të aprovuara që do të ndërtohen në një tokë prej 280 dynymësh, është pronë private e palestinezëve.

Në konferencën për media, ndihmës kryetari i komunës së Kudsit, Meir Turgeman, tha se duke zgjeruar vendbanimin Gilo në veri të Bethlehemit dhe banesat e ndërtuara “kanë për qëllim tërheqjen e më shumë të rinjve drejt Kudsit”.

Nga ana tjetër, u bë e ditur që është nisur me vendosjen e shtëpive të parafabrikuara në njësinë e banuese hebreje “Amihai” që do të ndërtohet në afërsi të fshatit Xhalud të Nablusit.

– Kudsi Lindor dhe Bregu Perëndimor ka gjysmë shekulli që janë nën pushtim

Që nga viti 1967, Kudsi Lindor dhe Bregu Perëndimor janë nën pushtimin izraelit. Izraeli, me murin e ndërtuar me të cilin ndan këto dy rajone, ndalon edhe kalimin e palestinezëve të Bregut Perëndimor në Kudsin Lindor.

Nga ana tjetër, afro 2 milionë banorë në Rripin e Gazës, janë nën bllokimin e Izraelit që nga viti 2006, atëherë kur Hamasi fitoi zgjedhjet.

Thuhet se që nga viti 1967, Izraeli në Bregun Perëndimor ka ndërtuar 131 njësi banimi, në Kudsin Lindor 10 dhe në rajonet stepore të Bregut Perëndimor ka ndërtuar 116.

Në njësitë banuese të Bregut Perëndimor banojnë afro 500 mijë kolonë, ndërkaq në Kudsin Lindor afro 220 mijë. Bëhet e ditur që Izraeli synon rritjen e numrit të kolonëve hebrej në Bregun Perëndimor në 1 milion.

Sipas ligjeve ndërkombëtare, vendbanimet hebreje në tokat palestineze nën pushtim konsiderohen “ilegale”./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi