Ivanov uron Anadolu Agency: Jeni ndër agjencitë udhëheqëse në botë

 

 

Me rastin e përvjetorit të 98-të të themelimit të agjencisë shtetërore turke të lajmeve, Anadolu Agency (AA), presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, ka dërguar një urim në të cilin nënvizon rëndësinë e punës së agjencisë.

“Kam nder të veçantë të ju uroj 98 vjetorin e themelimit të agjencisë shtetërore turke të lajmeve Anadolu. Me themelimin e saj më 6 prill 1920, pak ditë para themelimit të Kuvendit të Madh Kombëtar të Republikës së Turqisë, agjencia Anadolu dëshmon për themelimin dhe zhvillimin e shtetit modern turk. Me rrjetin e gjërë të korrespodentëve, Anadolu bën pjesë në mesin e agjencive të lajmeve udhëheqëse në botë”, thotë Ivanov në urimin e tij.

Presidenti i Maqedonisë thekson faktin e rëndësishëm që në mesin e gjuhëve të prodhimit të lajmeve të kësaj agjencie, është edhe gjuha maqedonase.

Hapja e zyrës rajonale në vitin 2015 në Shkup dha kontribut drejt pasurimit të hapësirës mediatike të Maqedonisë, ndërkohë që konfirmon miqësinë e sinqertë mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Turqisë. Jam i bindur se bashkëpunimi i suksesshëm do të vazhdojë edhe në të ardhmen”, thekson Ivanov.

Në fund të urimit, Ivanov i dëshiron agjencisë suksese të mëtutjeshme.

“Bashkë me urimin për përvjetorin e themelimit, ju dëshiroj suksese të mëtutjeshme në punën tuaj dhe uroj të vazhdoni të jeni një shembull i profesionalizmit”, thotë presidenti i Maqedonisë në urimin e tij për përvjetorin e 98-të të agjencisë shtetërore turke të lajmeve, Anadolu Agency (AA).

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi