Ivanov: Pres që në samitin e radhës të bëhemi pjesë e NATO-s

Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, pret që në samitin e radhës në NATO Maqedonia përfundimisht të bëhet anëtare e Aleancës, ndërsa Greqia të tregojë ndërgjegjshmëri për atë që ndodh në rajon.

Duke u përgjigjur në pqyetjet e gazetarëve pas vizitës së sotme në kazermën “Çojlija”, Ivanov tha se nga ana e Maqedonisë është përmbushur gjithçka.

“Shpresoj që këtë radhë strukturat e NATO-s nuk do të mbajnë peng asnjë anëtare të tyre, e cila vepron para se gjithas për interesat e veta. Presim që në samitin e radhës të NATO-s Maqedonia të bëhet përfundimisht anëtare e saj. Ajo që kërkon Greqia është në kuadër të Kombeve të Bashkuara dhe atje veprohet me çështjen e emrit”, tha mes tjerash Ivanov.

I pyetur për pritjet e tij nga kryesimi i Bullgarisë me BE-në, Ivanpv tha se atë që Maqedonia e ka treguar me Bullgarinë, tregon se përgjithmonë dëshiron t’i mbyll të gjitha çështjet e hapura.

Ndërsa në lidhje me qëndrimin e Maqedonisë në Kombet e Bashkuara për çështjen e Jerusalemit, Ivanov tha se vendimi është sjellur në qeveri dhe se edhe ai ka përgjegjësi./Telegrafi/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi