SHQIPERIA

Iu ngriti gishtin e mesit protestuesve, Vasili lëshon gojën ndaj ambasadorit të OSBE: Alabak, jashtë nga Shqipëria

Spread the love

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili ka reaguar ashpër pas veprimit të ambasadorit të OSBE në Tiranë Bernd Borchardt, pas një video ku shfaqej ky i fundit duke iu ngritur gishtin protestuesve të Astirit të pranishëm tek Drejtoria e Policisë.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Vasili e cilëson ambasadorin një ‘alabak’, ndërsa bën thirrje që ai të largohet nga vendi. Teksa vijon me akuzat, Vasili shton se Borchardt “nuk është OSBE, ky nuk Europa ky eshte thjesht nje individ i akaparuar”.

REAGIMI I VASILIT
Jashte nga Shqiperia Borchard!!(VIDEO).
Ky alabak,qe guxon dhe u tregon gishtin e mesit shqiptareve.

Ky qe qepi gojen per votimet puniste te 30 qershorit.
Ky qe mbylli gojen per raportin e OSBE -ODIHR per 30 qershorin.
Ky qe paturpesisht ndryshoi fjalen brenda nates per drogen qe mbuloi Shqiperine.
Ky qe ne 2008 i beri duart flake kur duatrokiste shkaterrimin e kushtetutes dhe zgjedhjeve.
Ky nuk eshte OSBE,ky nuk Europa ky eshte thjesht nje individ i akaparuar.
Presim tane qe Edi Rama t’ja marre perqafe gishtin qe ngriti Borchard dhe ti kerkoje atij ndjese ,hë jepi Edi ç’pret?

Related posts

Ndryshojnë oraret e vizitave në spitale

dritatv

Klosi: Turizmi, të kthejmë mikpritjen me 5 yje

dritatv

Avokatët, jashtë shtetit. Dështon seanca për vrasjen e Marvi Mihalit

dritatv

Leave a Comment