Iu ndërpre vettingu për shkak të dorëheqjes, Apeli shqyrton rastin e gjyqtares Mirela Fana

Gjyqtarja e Gjykatës së Lartë, Mirela Fana dha dorëheqjen në fund të janarit të vitit 2017, menjëherë pasi hyri në fuqi ligji i vettingut.

Për shkak se ligji përjashton nga procesi i vettingut gjyqtarët që dhanë dorëheqjen deri në 3 muaj pas hyrjes së tij në fuqi, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi më 23 mars ndërprerjen e procesit të rivlerësimit për këtë gjyqtare.

Por, Komisioneri Publik apeloi këtë çështje në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit në muajin prill. Ky i fundit ka caktuar me short trupën gjykuese që do të shqyrtojë këtë kërkesë të Komisionerit.

Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

Kryesues: Natasha Mulaj

Relator: Rezarta Schuetz

Anëtarë: Albana Shtylla

Ardian Hajdari

Sokol Çomo 

/Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi