Italia akuzon Francën lidhur me emigrantët e parregullt

Zv/kryeministri dhe ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Salvini lidhur me pretendimet se “Franca ka lënë emigrantët e parregullt afrikanë në kufirin e Italisë” deklaroi se “Ndodhemi përballë një turpi ndërkombëtar dhe Macron (presidenti francez) nuk mund të veprojë sikur nuk ka ndodhur asgjë. Nuk pranojmë ndjesë”.

Salvini ka bërë një deklaratë nga llogaria e tij Facebook në lidhje me pretendimin se xhandarmëria franceze ka lënë fshehurazi dhe ka ikur dy emigrantë të parregullt në pjesën kufitare në Claviere në anën e Italisë në pjesën kufitare mes dy vendeve. Salvini ka vënë në dukje se lënien e emigrantëve në anën e pyllëzur të Italisë nuk do ta cilësojë si “gabim apo aksidentale”.

“Situata që ka ndodhur në Claviere ishte një sulm i pashembullt ndaj vendit tonë. Jam kurioz ta di ‘a nuk e shohin organizatat ndërkombëtare nga Kombet e Bashkuara (OKB) e deri në Evropë si një ‘akt të shëmtuar‘ lënien e njerëzve në një zonë të lirë pa ndihmë dhe madje pa asnjë njoftim?.

Duke tërhequr vëmendjen se ka disa pyetje se kush janë, nga vijnë dhe pse janë braktisur këta emigrantë, Salvini thekson: “Përse francezë flasin se xhandarmëria e tyre nuk e ka ditur rrugën, ndërkohë që ata kanë mundur të kthehen në zonën e tyre me minibus me shpejtësi dhe pa asnjë ngurrim? Kësaj ngjarjeje do t’i shkojmë deri në fund”.

Policia italiane që kryen detyrën në rajonin Claviere në kufi me Francën ka njoftuar se ditën e premte xhandarmëria franceze ka ardhur me një automjet dhe ka lënë në zonën e pyllëzuar 2 persona me origjinë afrikane për të cilët supozohet se janë emigrantë të parregullt.

Ndërkohë Ministria e Brendshme e Italisë deklaroi se policia ka shënuar targën e automjetit që ka lënë emigrantët dhe se në lidhje me këtë ngjarje ka nisur një hetim.

Pas ngjarjes Ministria e Jashtme e Italisë kërkoi shpjegime nga ambasadori francez në Romë ndërsa edhe ambasadori italian në Paris u ka bërë kërkesë zyrtare autoriteteve fraceze në lidhje me zbardhjen e ngjarjes./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi