Itali: Thirrje për kujdes pas sinjaleve për transmetueshmërinë e COVID-19

Autoritetet shëndetësore italiane bënë thirrje për kujdes pasi vëzhguan sinjale alarmuese lidhur me transmetimin e COVID-19, veçanërisht në Romë, duke theksuar se qarkullimi i virusit ishte i lartë.

“Në disa rajone, një numër i lartë i rasteve të reja me COVID-19 vazhdon të njoftohet”, konstaton raporti i fundit i përjavshëm, për javën nga 8 deri më 14 qershor, i Institutit të Lartë Shëndetësor (ISS).

Nëse situata është “globalisht pozitive”, ISS ka parë disa sinjale alarmi lidhur me transmetimin.

Latium, rajon i Romës, është gjithashtu në krye të klasifikimit të përhapjes këtë javë, dhe ka kaluar dhe atë të Lombardisë, epiqendra e epidemisë në vend.

Dy vatra janë identifikuar këto ditët e fundit në Romë, ku autoritetet shëndetësore theksojnë se situata është nën kontroll.

Megjithatë, në tërësi, tabloja e përgjithshme e transmetimit dhe impaktit të infektimit me Sars-CoV-2 në Itali mbetet kritike (…)”.

Kjo situatë epidemiologjikisht fluide kërkon respektim strikt të masave të nevojshme për të reduktuar rreziqet e transmetimit.

Epidemia e koronavirusit të ri ka shkaktuar zyrtarisht më shumë se 34 500 të vdekur në Itali, që prej rastit të parë të regjistruar në Codogno (Lombardi), rasti i parë i identifikuar pas Kinës, ku u shfaq sëmundja në dhjetor 2019.

 

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Çfarë ndodh nëse mbani telefonin ndezur në aeroplan!

I keni parasysh minutat e fundit para nisjes, kur stjuardesa ju thotë kokë më kokë, "mbyllni telefonat ose vendosini airplane mode dhe personi i...

Vajza e vëllait të presidentit Thaçi kritikon shtesat 10 euro për fëmijë, e quan fushatë elektorale!

Deputetja e PDK-së, Evgjeni Thaçi ka dalur kundër aplikimit të shtesave për fëmijë të propozuar nga AAK-ja. Vajza e vëllaut e presidentit Thaçi e...

Taksa e “Rrugës së Kombit”, ministri Lekaj: Nuk pajtohemi!

  Në fund të kësaj jave, Qeveria e Shqipërisë pritet të paraqesë formën e re të pagesës së taksës së kalimit në “Rrugën e Kombit”,...

Së fundi

Ja si gënjeu Rama”, PD nxjerr faktet: Ndryshimet kushtetuese shkelin marrëveshjen e 5 qershorit.

Partia Demokratike akuzon kryeministrin se ka shkelur marrëveshjen e 5 qershorit dhe se ka gënjyer para shqiptarëve. Sekretari i përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi...

TIA: Nga nesër anulohen të gjitha fluturimet, pasagjerët mund të rimbursohen ose të rishikojnë datën deri në fund të 2021

Tirana International Airport njofton se ndalimi i fluturimeve nga Austria hyn në fuqi nga nesër deri më 31 korrik. Ndërkohë të gjitha fluturimet janë anuluar,...

BE: Nisni vaksnimin për gripin sezonal që tani në verë

Komision Europian ka këshilluar vendet anëtare të BE të nisin sa më shpejt vaksinimin për gripin sezonal të vjeshtës që tani në verë. Sipas KE,...