Itali, tërmet me fuqi prej 4.8 ballë

Shumë banorë të Catania-s mbrëmjen e kaluan pa gjumë për shkak të tërmetit prej 4.8 ballë sipas Riherit, epiqendra e së cilit ishte në periferi të Santa Maria di Licodia.

Sipas mediave italiane tërmeti shkaktoi dëmtime mbi kisha dhe ndërtesat e vjetra në Santa Maria di Licodi. Por, sipas raportimeve të zjarrfikësve nuk ka dëmtime strukturale të objekteve.

Dëmtime të vogla janë regjistruar edhe në lagjet Adrano dhe Biancavilla. Në të tre rajonet banorët i kanë braktisur shtëpitë dhe kanë dalë në rrugë.

Tërmeti është ndjerë në Catania dhe mbarë krahinën, si dhe në Siracus, Enni dhe Messina. Sipas informacioneve të autoriteteve siciliane ka të lënduar në gjendje të lehtë dhe disa persona që janë dërguar në spital në gjendje shoku./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi