Itali, rritet në 34.301 numri i vdekjeve nga COVID-19

Departmenti i Mbrojtjes Civile i Italisë njoftoi se aktualisht në vend ka 27.485 raste aktive të koronavirusit.

Në 24 orët e fundit janë zbuluar 346 raste të reja me COVID-19, duke e çuar në 236.651 numrin e përgjithshëm të rasteve të konfirmuara me këtë virus.

Sot janë shëruar 1.780 pacientë të tjerë, ndërsa që nga shpërthimi i pandemisë janë shëruar gjithsej 174.865 pacientë paraprakisht të diagnostikuar pozitiv ndaj koronavirusit.

Autoritetet shëndetësore njoftojnë se në vend aktualisht 220 pacientë po trajtohen në kujdes intensiv.

Deri më tani Italia ka kryer gjithsej 4.564.119 teste të dyshuara për COVID-19.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi