Itali/ Rënie e madhe e numrit të viktimave në 24 orët e fundit

Italia ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit sa i përket të prekurve me Koronavirus. Numri i viktimave ka shkuar në 15887, që do të thotë janë 525 viktima në 24 orët e fundit.

Rastet të reja janë 4591 duke e çuar në 91246 numrin total të rasteve aktive. Numri i të shëruarave ka shkuar në 21815 dhe 3977 janë në gjendje kritike.

Ditën e djeshme rastet aktive kanë qenë 88274 ndërsa sot janë 91246 kjo do të thotë se numri është rritur me 2972 persona.

Por personat që kanë rezultuar pozitiv sot janë 4591 pasi tek shifra e përgjithshme zbritet numri i të shëruarave dhe personave që kanë ndërruar jetë.

Ndërsa numri i të vdekurve në të gjithë botën ka shkuar në 67807.

Ditën e djeshme ishin 681 viktima dhe sot janë 156 viktima më pak. Ndonëse numri është i lartë, por nga shifrat që jemi mësuar të shikojmë në ditët e fundit kjo është shenjë e mirë pasi është dita e dytë radhazi që bie numri i vdekjeve.

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Kahtani, personi kyç në vrasjen e Khashoggit” pritet të rikthehet në detyrën e tij

Qeveria e Arabisë Saudite po përpiqet të rikthejë sërish në postin e ish-sekretarit të Gjykatës Mbretërore, Saud al-Kahtanin, i cili njihet si...

Bregu: Zgjedhja në KBR, nder dhe një përfaqësim që do ndihmojë Shqipërinë!

Majlinda Bregu ishte e ftuar mbrëmjen e së mërkurës në “Top Show”, ku ndër të tjera foli edhe për pozicionin e saj si Sekretare...

Edhe partitë shqiptare ne Maqedoni kundër mini Shengenit, Rama-Vuçiç

Jo vetëm në Kosovë, por duket se edhe në Maqedoni partitë shqiptare po rreshtohen në bllok kundër...

Së fundi

Shkon në 5 milionë e 590 mijë numri i të infektuarve, mbi 347 mijë të vdekur nga Covid-19

Numri i rasteve të reja dhe vdekje nga Covid-19 vazhon të rritet por me ritme më të ngadalta. Sipas ekspertëve, vala e madhe e...

Kosovë: 100 zyrtarë policorë në Prizren në vetizolim

Drejtori i Drejtorisë Rajonale të policisë në Prizren, Faton Alija, thotë se nga regjionet e Gjakovës, Ferizajt dhe Prishtinës kanë marrë përforcime me zyrtarë...

Brazil: Numri i rasteve është rritur në 374.898, me 11.687 të infektuar të rinj të konfirmuar

Brazili konfirmoi 807 të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë e Brazilit njoftoi se me konfirmimin e...