Itali, një studim pretendon se numri i vdekjeve nga COVID-19 është shumë i lartë

Një studim i pavarur i publikuar në mediat italiane pretendon se numri i vdekjeve nga pandemia e koronavirusit të ri (COVID-19) në rajonet më të goditura në Itali mund të jetë më i lartë se sa tregohet në të dhënat zyrtare.

Sipas studimit nga kompania e analizës së të dhënave InTwig, gjetjet e së cilës u botuan në të përditshmen lokale L’Eco di Bergamo, rreth 4.500 persona kanë vdekur nga COVID-19 në muajin mars në rrethinën e qytetit verior Bergamo. Kjo është më shumë se dyfishi i të dhënave zyrtare prej 2.060 vdekjeve të publikuara nga Departamenti i Mbrojtjes Civile në Itali.

Rajoni verior i Lombardisë, ku ndodhet Bergamo, është epiqendra e përhapjes së virusit në Itali dhe më shumë se gjysma e vdekjeve janë regjistruar në këtë rajon.

Numri i vdekjeve në Lombardi vazhdon të rritet në baza ditore, përkundër ngadalësimit të rasteve të reja dhe shkallës së vdekjeve të regjistruara së fundmi në nivel kombëtar.

Ekspertët italianë kanë theksuar shpesh se shumica e viktimave që janë të moshuar, që janë më të ndikuarit nga virusi, vdiqën në shtëpi ose në azilet e pleqve dhe as nuk janë testuar për koronavirus, me gjasë duke e bërë shifrën zyrtare të pakompletuar.

Mbrojtja Civile e Italisë dje raportoi për 727 vdekje të reja gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa 837 në ditën paraprake, duke sjellë numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 13.155, që akoma është numri më i lartë në botë.

Megjithatë, numri i infektimeve të reja është rritur me një ritëm shumë më të ngadaltë në javët e fundit, duke mbështetur pritet e shkencëtarëve se kulmi i infektimeve po afrohet.

Si kundërpërgjigje ndaj urgjencës masive, qeveria italiane ka zgjatur deri më 13 prill bllokimin pothuajse të plotë, i cili ndaloi pjesën më të madhe të prodhimit në Itali.

Në një konferencë për media të mbajtur mbrëmë, kryeministri Giuseppe Conte paralajmëroi se “nëse ndalemi së respektuari rregullat dhe zbusim këto rregulla, të gjitha sakrificat do të ishin të kota”.

Conte shtoi se qeveria do të fillojë të zbusë masat e rrepta vetëm kur shkencëtarët të miratojnë një veprim të tillë, duke mos përmendur një datë specifike.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi