BOTA

Itali/ Makina bëhet copash, vdes në aksident 20-vjeçari shqiptar

Spread the love

Një 20-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident tragjik të ndodhur mëngjesin e sotëm në Itali.

Sipas Gazetës Shqip, Manuel Toska ishte duke drejtuar mjetin e tij tip “Alfa Romeo 147” në rrugën provinciale që lidh Gallipoli me Sannicola, kur ka humbur kontrollin pranë fshatit Chiesanuova.

Makina, në pronësi të babait te të riut, doli nga rruga dhe përfundoi e përplasur me një pemë, ndërsa disa shoferë në rrugë dhanë alarmin duke kërkuar ndihmën e policisë dhe ambulancë për të transportuar të riun në spital.

Ndihma e shpejtë që ju dha 20-vjeçarit ka rezultuar e kotë, pasi ai kishte ndërruar jetë.

Nga hetimet, rezulton se i riu ishte duke nxituar për të arritur në vendin e tij të punës, në një supermarket.

Related posts

Merkel bisedon me kryeministrat e vendeve të “Grupit të Vishegradit”

dritatv

Bruksel, protestë kundër racizmit

dritatv

Rusia prezantoi nëndetësen e pakapshme, SHBA prezanton “Gjahtarin”

dritatv

Leave a Comment