Itali, grevë 24 orëshe e punonjësve të komunës në Romë

Punonjësitë e komunës në kryeqytetin e Italisë, Romë, kanë shkuar në grevë 24 orëshe, me të cilën kanë shkaktuar vështirësi në jetën e përditshme.

Për shkak të grevës së mbështetur edhe nga Konfederata e Përgjithshme e Punës në Itali (CGIL), një numër i madh i protestuesve prej fushave të ndryshme, duke filluar nga mbrëmë, kanë lënë punën për të protestuar shkaku i kushteve të punës dhe administratës së komunës.

Një grup i punonjësve të mbledhur para Komunës së Romës, protestuan kundër kryetares së Komunës, Virginia Raggi, duke kërkuar dorëheqjen e saj.

“Jemi përballë përpjekjes për pengmarrje të një grupi të vogël të sindikalistëve një qytet në të cilin jetojnë 3 milionë njerëz. Qytetarët janë lodhur nga këto greva të padrejta”, shkroi Raggi në Twitter.

Për shkak të grevës, linjat e autobusit, metros dhe tramvajit kanë pësuar ngecje, ndërsa në disa lagje nuk ishin mbledhur mebturinat. Gjithashtu edhe shumë persona të painformuar nga greva prisnin nëpër stacione të autobusit.

Mediat italiane grevën e kanë përshkruar is “Ditë e zezë për Romën” dhe “E premteja e zezë”.

Shumë fluturime u anuluan

Përveç grevës së punonjësve të komunës, edhe punonjësit e Drejtorisë së Përgjithshme Italiane të Aviacionit Civil (ENAV) dhe atyre të kontrollës ajrore kanë shkuar në grevë, gjë e cila ka shkaktuar anulimin e shumë fluturimeve.

240 fluturime të aviokompanisë italiane Alitalia dhe tre të Turkish Airlines janë anuluar për shkak të grevës në fjalë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi