“Islami në Kosovë” është potencial i fuqishëm ekonomik

Islami mund gjenerojë miliarda euro ndërsa ‘islamofobia’ krejt pak. Ndërkohë që  Islami mund ta shndërrojë  gjithë shoqërinë tonë në milionerë, ndërsa ‘islamofobia’ vetëm aktivistët e saj.

Gati çdo raport ndërkombëtar që fletë për fetë ose veçanërisht për Islamin përmendet edhe Kosova. Një për përqindjen e madhe myslimane 96% dhe dy për përqindjen më të madhe në nivel botëror të njerëzve që besojnë në Zot. Këto të dhëna as nuk zhbëhen as fshihen  por mund të orientohen dhe përdoren pozitivisht.

  • 5 trillion dollar pritet të arrij vlera e financave gjithandej në vitin 2021.
  • Në Europë janë 109 institucione që ofrojnë arsim mbi financat islame. 63% të tyre janë në Britani dhe asnjë prej tyre në trojet shqiptare me gjithë traditën e lashtë prej gjashtë shekullore me Islamin.
  • Luksemburgu, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar e shtete tjera kanë bërë ndryshime legjislative për t’i shtruar rrugë financave islame në vendin e tyre.

Kosova logjikisht me këtë traditë të lasht të lidhjes me fenë Islame do duhej të projektohet dhe bëhej  qendra e Financave Islame për Europë, Arsimit Islam për Europë dhe promovimit të Tolerancës Fetare.

Kur i mendon llojin më të keq  të politikanëve në historinë shqiptare që menaxhojnë me fatin dhe jo vetëm politikën e vendit tonë, atëherë diskutime për projekte të fuqishme mund t’i mendoj dikush si të pa arrira.

Po si bëhet që vendet që rishtazi kanë lidhje me Islamin të bëhen referenca dhe myslimanët ballkanas.

Tri fusha kryesore moderne të Ekonomisë Islame si:  Industria Hallall, Financat Islame dhe ajo që njihet si ‘Stil i jetës Islam’ konsiderohen potenciale të fuqishme ekonomike drejt të cilave kanë  përqendruar vëmendje bota.

Në anën tjetër Industria Hallall veç është pjesë e kulturës dhe traditës vendase, shtoja këtu edhe objekte të rëndësishme nga kultura Islame dhe aktivitete të gjitha në rast eventesh fetare si Ramazani, Bajrami atëherë, Kosova mund të ishte atraksion i rëndësishëm turistik për turistët nga e mbarë  bota dhe veçanërisht për myslimanët Europian.

Disa nga idetë për projekte nacionale rreth vënies në funksion të këtij resori:

  • Turizmi festiv – turizmi në me rastin e Ramazanit dhe Bajramit. Këtu përfshihet përgatitje dhe dekorimi i qyteteve, fushata dhe spote reklamuese, çmime më të veçanta. Model i kësaj natyre është Dubai edhe pse përqindja e banorëve mysliman konsiderohet vetëm 20%.
  • Universiteti Islam i Europës që përfshinë edhe disiplina si:
  • Ekonomia Islame
  • Toleranca dhe Harmonia Fetare
  • Menaxhimi i institucioneve fetare
  • Psikologji dhe Sociologji
  • Shkeca Fetare: Akaid dhe Filozofi , Fikh Hanefij, Hadith, Tefsir
  • Filologji
  • Etj

Që përveç tjerash një herë në muaj do kishte një ligjërues të njohur fetar nga bota. Ligjërim multilingual.  E ide që tjera që përvijojnë ndërkohë.

Megjithëse projektet e errëta antishqiptare  kanë objektiva tjera që veç kanë nisur t’i kërdisin çdo vlerë dhe atdheun njerëzve të kombit tonë e që s’është duke ngjarë me gjithë popujt e botës, për ne me rëndësi qe të themi mendimin tonë e ku i dihet.

Autor: Gentian Jetishi

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi