Ishulli që do të bëhet i pari me energji plotësisht rinovueshme

Ndërsa mijëra pushues fluturojnë në Menorca këtë verë, një shikim nga dritarja do të ilustrojë të kaluarën dhe të ardhmen e sistemit energjetik të ishullit.

Në portin piktoresk të kryeqytetit, Mahón, ku anijet turistike gjenden përkrah plot jahteve luksoze. Atje ndodhet edhe një central me naftë të papërpunuar e ndërtuar nga gjenerali Franco më shumë se gjysmë shekulli më parë.

Në anën tjetër të këtij ishulli të Mesdheut shtrihen rresht pas rreshti panelet diellore, të vendosura në mes të mureve tradicionale.

Balearikët, si shumë ishuj, janë të mbështetur kryesisht në importet e kushtueshme të lëndëve djegëse për energji, ngrohje dhe transport.

Nuk është dielli mesdhetar – dhe Menorca njihet si ishulli me erë – por burimet e ripërtëritshme kanë krijuar gjurmë me vështirësi. Mallorca, Menorca, Ibiza dhe Formentera prodhojnë vetëm 4% të fuqisë së tyre nga energjia e gjelbër dhe kanë disa nga shifrat më të ulëta të energjisë së rinovueshme në të gjithë Spanjën.

Qeveria lokale, megjithatë, ka nisur kohët e fundit një plan për të transformuar përdorimin e energjisë së ishujve dhe një ligj të ri mbi klimën, me qëllim të konvertimit në 100% të burimeve të ripërtëritshme deri në vitin 2050, gjë që thotë se do të ndihmojë turizmin, mbrojtjen e mjedisit dhe kursimin e parave./tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi