BOTA

Ishujt Bahame, 1.300 të zhdukur nga uragani Dorian

Spread the love

Si pasojë e uraganit Dorian i cili goditi Ishujt Bahame ende 1.300 persona llogariten si të zhdukur.

Sipas lajmit të BBC, në një deklaratë nga Agjencia Kombëtare e Menaxhimit të Emergjencave të Bahameve thuhet se është përditësuar numri i personave të zhdukur pasi disa prej tyre janë përcaktur se ndodhen në qendrat e strehimit pas uraganit Dorian i cili ka goditur rajonin në kategorinë 5 javën e kaluar.

Në deklaratë thuhet se është 1.300 numri i personave të zhdukur për të cilët brenda javës u tha se ishin 2.500.

Gjithashtu bëhet e ditur se vazhdojnë punimet e kërkimit në rajonin e goditur nga uragani.

Zyrtarët në Bahame, të mërkurën njoftuan se 2.500 persona janë zhdukur, por se kjo shifër pas përfundimit të kontrolleve mund të ulej për shkak se disa nga këta njerëz mund të ishin në strehimore.

– SHBA-ja njoftoi ndihma të reja humanitare për Bahamet

Administrata e SHBA-ve njoftoi se do të ofrojë ndihma të reja humanitare për Bahamet që do të jenë rreth 4 milionë dollarë.

Agjencia Ndërkombëtare e Zhvillimit të SHBA-ve bëri të ditur se paratë do të shpenzohen për strehim, ushqim, ilaçe dhe furnizim me ujë në zonat e prekura nga uragani në Bahame.

Në deklaratë thuhet se bashkë me ndihmën e re deri më tani ka tejkaluar 10 milionë dollarë buxheti i alokuar për njerëzit e prekur nga uragani Dorian.

Nga ana tjetër, bëhet e ditur se Qeveria e Bahameve dje publikoi një paralajmërim për stuhi tropikale.

– Ka shqetësime për rritjen e numrit të personave vdekur

Zyrtarët të cilët kanë njoftuar se numri i personave që kanë humbur jetën nga uragani ka arritur në 50, kanë thënë se ka shqetësime se kjo shifër mund të rritet edhe më tej pasi shumë persona rezultojnë të zhdukur.

Gjithashtu, autoritetet kanë njoftuar se deri më tani janë evakuuar 5.000 persona nga dy ishujt ku uragani ka qenë më i fuqishëm dhe se pritet të evakuohen edhe 7.000 të tjerë.

Ndërkohë, OKB-ja e cila dërgoi një ekip në Bahame për përcaktimin e dëmeve, tha se 70 mijë njerëz kanë nevojë për ndihmë emergjente.

Uragani Dorian, i cili është regjistruar si uragani më i madh që ka goditur rajonin deri më tani, shkaktoi dëme të mëdha në Bahame ku mijëra njerëz kanë mbetur të pastrehë.

Related posts

Gjermani, zgjidhet ngërçi. SPD voton pro koalicionit me Merkelin

dritatv

“Turqia kryeson në botë sa i përket trajtimit të krizës siriane”

dritatv

Edhe një dështim i Serbisë, KS i OKB redukton seancat për Kosovën

dritatv

Leave a Comment